Vazhdon gjykimi për “të enjten e përgjakur” në Kuvend

Maqedonia

Vazhdon gjykimi për “të enjten e përgjakur” në Kuvend

Më: 1 shkurt 2019 Në ora: 08:57
Foto ilustruese

Në Gjykatën Penale sot  vazhdon gjykimi për ngjarjet e 27 prillit të vitit 2017 në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë.

Dy seancat paraprake ishin anuluar që Apeli të përgjigjet për të gjitha ankesat për kërkesat për amnisti.

Në bankën e të akuzuarve mbeten pesë persona të cilët nuk kërkuan amnisti: ish drejtori i Byrosë për Siguri Publike Mitko Çavkov, shefi i MPB-së për persona të uniformuar Dushko Llazarov, një nga udhëheqësit e “Për Maqedoni të përbashkët” Igor Durllovski, Jane Çento dhe Igor Jug nga shoqatat patriotike, si dhe 13 të akuzuar kërkesat për amnisti të të cilëve ishin anuluar.

Gjykata i hodhi poshtë kërkesat për amnisti të Aleksandër Vasilevski Ninxha, Nikolla Mitrevski Kolo, Goran Gjoshevski, Mitko Peshov, Oliver Popovski, Oliver Radullov, Sasho Markovski, Munir Pepiq, Abdulfeta Alimi, Mlladen Dodevski, Gorançe Angellovski, Vllatko Trajkovski dhe Viliam Mihajllovski.

Gjykatësja Dobrilla Kacarska, paraprakisht paralajmëroi, se në seancën e ardhshme gjyqësore do të duhej të realizohet ndryshim i aktakuzës në bazë të Ligjit për amnisti dhe të fillohet me fjalët përfundimtare.

Prokurorja Vilma Ruskovska, javën e kaluar, tha se aktakuza për rastin “27 prill” nuk ka pësuar ndryshime thelbësore dhe se mbetet vepra e njëjtë penale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat