Osmani në Finlandë do të njihet me prioritetet e kryesimit finlandez me BE-në

Maqedonia

Osmani në Finlandë do të njihet me prioritetet e kryesimit finlandez me BE-në

Më: 1 shkurt 2019 Në ora: 09:16
Bujar Osmani

Prioritetet e kryesimit finlandez, sfidat dhe perspektivat për zgjerim të Unionit me vendet e Ballkanit Perëndimor, si dhe mbështetja dypalëshe të Republikës së Maqedonisë nga ana e Finlandës, veçanërisht për procesin e integrimit euroatlantik të vendit do të jenë temat në të cilat do të përqendrohet zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane Bujar Osmani në takimet me përfaqësues të lartë të autoriteteve në Finlandë.

Osmani sot do të qëndrojë në Finlandë në suaza të mini-turneut për vizitë të vendeve kryesuese me BE-në. Finlanda është kryesuese e ardhshme e Unionin pas Rumanisë, vendi më 1 qershor do ta ndërmarrë kryesimin me BE-në.

Osmani është paraparë të takohet me ministrin e Çështjeve Evropiane, Samo Terho. Do të ketë takim edhe me përfaqësues të Kabinetit të kryeministrit Juha Sipilja, përfaqësuesit  e Komitetit për çështje evropiane pranë Parlamentit finlandez, si dhe me përfaqësues të Ministrisë së Punëve të Jashtme.

Në suaza të mini-turneut me të trija vendet të cilat 18 muajt e ardhshëm janë kryesuese me Këshillin e BE-së, Osmani e vizitoi Rumaninë, ndërsa pastaj vijon Kroacia, e cila me Unionin do të kryesojë pas kryesimit finlandez.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat