Nuk mund të ketë zgjedhje të parakohshme parlamentare bashkë me presidencialet

Maqedonia

Nuk mund të ketë zgjedhje të parakohshme parlamentare bashkë me presidencialet

Më: 1 shkurt 2019 Në ora: 09:35
Ilustrim

Inciativa e VMRO-DPMNE-së për shpërndarjen e Kuvendit dhe shpalljen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare do të vendoset në rend dite në Kuvend kur të jetë siguruar marrëveshje për Qeveri teknike 100 para zgjedhjeve, deklaroi kreu i Kuvendit Talat Xhaferi në takimin e sotëm me gazetarët. Xhaferi shtoi se si konfirmim për këtë kërkon nënshkrimin e të paktën 61 deputetëve.

Kjo nënkupton se zgjedhje parlamentare nuk mund të ketë njëkohësisht me zgjedhjet presidenciale sepse tashmë është shkelur afati 100 ditor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat