Ambasadorët e rinj të Maqedonisë para Komisionit për Politikë të Jashtme

Maqedonia

Ambasadorët e rinj të Maqedonisë para Komisionit për Politikë të Jashtme

Më: 1 shkurt 2019 Në ora: 09:42
Foto

Komisioni kuvendor për politikë të jashtme sot do të mbajë seancë me rend dite – teza për bisedë përfundimtare para marrjes së detyrës ambasador dhe ambasador i jashtëzakonshëm dhe i plotfuqishëm.

Sipas tezave për biseda përfundimtare para largimit nga detyrat, Oliver Kërliu do të jetë ambasador i Maqedonisë në Madrid, ndërsa Igor Xhundev ambasador i jashtëzakonshëm dhe i plotfuqishëm dhe përfaqësues i përhershëm në organizatat ndërkombëtare në Vjenë.

Detyrën ambasador i jashtëzakonshëm dhe i plotfuqishëm duhet ta fillojnë Goran Stevçevski në Hungari, Nenad Kolev në Vjenë, Abdulkadër Memedi në Emiratet e Bashkuara Arabe, Suzana Zelenkovska në Slloveni, Ramadan Azifi në Gjermani, Krum Efremov në Ukrainë dhe Mira Krajaçiq në Mbretërinë e Suedisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat