Maqedoni, dy persona kanë ndërruar jetë në vaskë

Maqedonia

Maqedoni, dy persona kanë ndërruar jetë në vaskë

Më: 1 shkurt 2019 Në ora: 09:49
Ilustrim

Më 30 janar 2019 rreth orës 13 e 40 në Sektorin e Punëve të Brendshme Shkup, B.B. ka denoncuar se në vaskë në shtëpinë në rrugën “Rade Jovçevski Korçagin” i ka gjetur të vdekur gjyshen dhe gjyshin J.V. (74) dhe G.V. (76).

Sipas denoncimit, ata me siguri kanë ndërruar jetë nga goditja e rrymës elektrike.

Mjeku i Ndihmës së Shpejtë ka konstatuar vdekjen e tyre, ndërsa me urdhrin e prokurorit publik, trupat janë dhënë për autopsi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat