Kuvendi jep leje, angazhohen dy ekspertë për nevojat e ATO-s

Maqedonia

Kuvendi jep leje, angazhohen dy ekspertë për nevojat e ATO-s

Nga: Z. M. Më: 1 shkurt 2019 Në ora: 10:26
Kuvendi i Maqedonisë

Kuvendi i Maqedonisë dha dritë jeshile angazhimit të dy ekspertëve të nevojshëm për Komisionin, i cili monitoron punën e Agjencisë Teknike-Operative (ATO) për përgjimet. Thirrja publike do të shpallet në afat prej 10 ditëve, shkruan Botasot.

“Në takim me sekretarin gjeneral, u dakorduam për afate në mënyrë që të shpallim thirrje të hapur. Thirrja e hapur dhe konkursi janë dy gjëra të ndryshme, sepse ata nuk do të jenë të punësuar në mënyrë të përhershme, si fillim do të angazhohen si honorarë e pastaj do të shohim nëse do ketë nevojë t’i angazhojmë me marrëdhënie të rregullt pune. Ligji në nenin 39 saktë parasheh se nëse komisioni për nevojat e saj angazhon 2 ekspertë sepse komisioni është trup punues i Kuvendit, logjikisht është që mjetet të sigurohen nga Kuvendi. Pra, kuvendi do të lidh kontratat për angazhim të këtyre ekspertëve”,- tha kreu Komisionit të ATO-s, Emil Dimitriev.

Por, kreu i Kuvendit, Talat Xhaferi, gjatë takimit të sotëm me gazetarët, theksoi se ligji nuk parashikon asnjë dispozitë ku precizohet që Kuvendi duhet të sigurojë mjete për kompensimin e punës së ekspertëve, pasi nëse një gjë e tillë ndodh, kjo do të nënkuptonte keqpërdorim të detyrës. Ai tha se është e nevojshme ndryshim i ligjit ose komisioni të dorëzojë rregullore ku do të arsyetohej angazhimi i ekspertëve./Botasot/
 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat