Maqedoni, regjistrohen 643 të sëmurë nga gripi

Maqedonia

Maqedoni, regjistrohen 643 të sëmurë nga gripi

Më: 1 shkurt 2019 Në ora: 10:41
Ilustrim

Gjatë javës së kaluar (21 janar deri 27 janar) janë regjistruar 643 persona të prekur nga gripi, që paraqet rritje për 20.2 për qind në krahasim me një javë paraprake, kur ishin regjistruar 535 raste.

Nga Instituti për Shëndet Publik thonë se numri i personave të paraqitur javën e kaluar është më i vogël për 40.7 për qind krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, kur ishin regjistruar 1085 raste.

Numri më i madh i të prekurve janë të moshës 15-64 vjeçare, ndërsa tjerët janë fëmijë.

Ndërsa në bazë të vendbanimit, numri më i madh i të prekurve nga gripi është Shkupi (85 raste).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat