Arrestohen dy ish-ministra të Bujqësisë në Maqedoni, në kërkim edhe një deputet

Maqedonia

Arrestohen dy ish-ministra të Bujqësisë në Maqedoni, në kërkim edhe një deputet

Më: 1 shkurt 2019 Në ora: 11:10
Aco Spasenovski

Dy ish-ministra dhe një zv.ministër në Bujqësi këtë mëngjes janë arrestuar, në lidhje me hetimet për keqpërdorim të ndihmës bujqësore dhe dhënies së tokës shtetërore bujqësore.

Siç njofton TV Telma, në aksionin e MPB-së janë arrestuar ish-ministrat Aco Spasenovski dhe Mihail Cvetkov, si dhe ish-zv.ministri Kristijan Dellev. 

Tre të arrestuarit janë marrë në pyetje në gjykatë, ndërsa i dyshuari i katërt është deputeti aktual Ljupço Dimovski, i cili kërkohet nga policia.

Për momentin nuk ka detaje tjera nga policia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat