Prokuroria kërkon paraburgim për ish-ministrat e Bujqësisë, kanë dëmtuar buxhetin e shtetit për 1.4 milionë euro

Maqedonia

Prokuroria kërkon paraburgim për ish-ministrat e Bujqësisë, kanë dëmtuar buxhetin e shtetit për 1.4 milionë euro

Më: 1 shkurt 2019 Në ora: 12:06
Ilustrim

Prokuroria Themelore Publike informon se ka sjellur urdhër për hetime kundër katër personave, të cilët dyshohen për kryerjen e veprës penale “keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe kompetencave”.

“Personat janë të dyshuar se në pozitën e tyre si ministra të Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave dhe zëvendësit e tyre në periudhë të caktuar kanë nënshkruar marrëveshje për dhënie me qira të tokës bujqësore, të cilat nuk i kanë ndërprerë edhe pse qiramarrësit nuk kanë paguar kompensimin për qiranë”.

“Bëhet fjalë për 584 marrëveshje për dhënie me qira të tokës bujqësore në lokacione të ndryshme të shtetit. Në këtë mënyrë është shkaktuar dëm në buxhetin e shtetit në vlerë prej 88.467.607 denarë (mbi 1.4 milionë euro)”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

Ata shtojnë se janë plotësuar bazat ligjore dhe kanë kërkuar që për katër të dyshuarit të shqiptohet masa e paraburgimit.

Ndryshe, sot në mëngjes u arrestuan dy ish-ministrat e Bujqësis Aco Spasenovski dhe Mihail Cvetkov, si dhe ish-zv.ministri Kristijan Dellev. Ndërsa i dyshuar është edhe deputeti aktual Ljupço Dimovski, i cili kërkohet nga policia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat