“Të ndalohet importi nga jashtë dhe Prokuroria të hetojë veprimtarinë e deponive”

Maqedonia

“Të ndalohet importi nga jashtë dhe Prokuroria të hetojë veprimtarinë e deponive”

Më: 1 shkurt 2019 Në ora: 12:57
Pamje nga videoja

Organizatat ekologjike, nën moton “Për ajër të pastër” sot kanë bllokuar për disa minuta hyrjen e deponisë më Drislla ku kanë kërkuar transparencë dhe ndryshim ligji.

“Kemi dalë këtu se ky është problemi më i madh në Shkup për ndotje. Dolëm këtu pasi kjo është shumë e rëndësishme. Kërkojmë që të ndërpritet kontrata me invesitorin italian pasi nuk është investuar asnjë denar për këtë deponi” thanë nga shoqërimi i organizatave për ajër të pastër.

Nga përfaqësues të protestës thanë se do të duhet të hetohet përfshirja e organizatave kriminale për të shfrytëzuar hutinë që shteti e ka për këtë problematikë

“Kërkojmë nga kryeministri që të rishikohet ligji për mbeturina. Si në të kaluarën, edhe tani, kërkojmë të jenë transparente masat për deponitë. Kërkojmë nga Prokuroria Themelore Publike që të hetohet kjo dukuri” tha Arianit Xhaferi nga Eco Guerilla.

Përndryshe, në protestë ka dhjetëra organizata që kërkojnë kushte më të mira për jetesë, gjegjësisht, ajër të pastër për gjithë qytetarët e Maqedonisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat