LSDM: Ulje e papunësisë në 20,8 %

Maqedonia

LSDM: Ulje e papunësisë në 20,8 %

Më: 1 shkurt 2019 Në ora: 13:37
LSDM

Pas rritjes së industrisë, edhe një tregues ekonomik e konfirmon suksesin e masave ekonomike të Qeverisë së udhëhequr nga LSDM-ja.

“Sipas të dhënave të Entit Shtetëror të Statistikës, numri i punëtorëve në industri në dhjetor të vitit 2018 është rritur për 2,5 për qind në krahasim me dhjetorin e vitit 2017.

Në nivel vjetor numri i punëtorëve në industri në vitin 2018 është rritur për 5,9 për qind në krahasim me vitin 2017.

Politikat e suksesshme ekonomike, masat e realizuara si dhe rritja e mbështetjes ndaj kompanive vendore  ka kontribuuar për uljen e papunësisë në 20,8 për qind.

Me hyrjen në NATO dhe përshpejtimin e integrimit në BE këto parametra në mënyrë shtesë di të intensifikohen, me qëllim që papunësia të ulet në minimumin historik nën 20 për qind.

Qeveria e udhëhequr nga LSDM-ja mbetet e përkushtuar në përpjekjet për sigurimin e vendeve të reja të punës, rritjen e investimeve, më shumë para dhe standard më të lartë për të gjithë qytetarët”, theksohet në kumtesën e LSDM.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat