BE dhe UNDP do të financojnë 22 projekte në pesë komuna në Maqedoni

Maqedonia

BE dhe UNDP do të financojnë 22 projekte në pesë komuna në Maqedoni

Më: 1 shkurt 2019 Në ora: 14:45
Foto ilustrim

Njëzet e dy projekte zhvillimore të propozuara nga organizatat civile do të marrin gjithsej 270.000 euro grante nga Bashkimi Evropian dhe Programi për Zhvillim të Kombeve të Bashkuara (UNDP) në pesë komuna partnere, edhe atë në Gostivar, Kavadar, Kumanovë, Resnjë dhe Strumicë.

Përfaqësuesi i përhershëm i UNDP-së Narine Sahakjan, në prezantimin e sotëm të granteve, tha se projektet do të ndihmojnë të zgjidhen probleme në nivel lokal, ndërsa kanë të bëjnë më së shumti të grupeve të margjinalizuara, siç janë njerëzit me invaliditet, të papunë dhe të tjerë.

“Projekti ka tre qëllime kryesore, i pari është që t’u ndihmohet komunave të përgjigjen në nevojat e grupeve më të ndjeshme, pastaj do të punojmë në ndërtimin e kapaciteteve të organizatave të shoqërisë civile dhe i treti, ndërsa qëllim më i rëndësishëm, do të ndihmojmë në lehtësimin e bashkëpunimit midis komunave dhe organizatave civile”, sqaroi Sahakjan.

Shefi i delegacionit të BE-së, Frek janmat, shtoi se projektet kanë të bëjnë në përmirësimin e shërbimeve publike të mjedisit të jetesës, si dhe kohezionit social.

“Këto janë çështje kyçe në procesin e inkuadrimit të shtetit drejt BE-së. Kur njëherë do të fillojnë negociatat, ne definitivisht do të shohim drejt këtyre çështjeve, sepse këto janë çështje qenësore dhe në pikëpamje të udhëheqjes të të drejtës dhe të drejtave themelore të qytetarëve”, tha Janmat.

Kryetari i Komunës së Resnjës, Zhvko Gosharevski, theksoi se projektet përfshijnë veprimtari të ndryshme, siç janë sektori për turizëm, bletari, bujqësi dhe veprimtari të tjera.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat