Thimonier: Më e rëndësishme është zbatimi i zgjedhjeve të parakohshme parlamentare

Maqedonia

Thimonier: Më e rëndësishme është zbatimi i zgjedhjeve të parakohshme parlamentare

Më: 1 shkurt 2019 Në ora: 15:09
Christian Thimonier

Ambasadori i Francës në Shkup Christian Thimonier, sot pas përmbylljes solemne të trajnimit “Identifikimi i prejardhjes së zjarreve – rast ose vepër penale”, duke u përgjigjur në pyetjet e gazetarëve, nuk u përgjigj qartë nëse Maqedonisë i duhen zgjedhje të parakohshme parlamentare, së bashku me ato presidenciale.

Ai tha se me rëndësi për momentin është që me sukses të zbatohen zgjedhjet presidenciale, duke shtuar se në këtë mënyrë do të vlerësohet edhe integrimi i mëtejshëm i vendit.

“Zgjedhjet e parakohshme nuk janë tema e sotme. Zgjedhjet e parakohshme nuk kontribuojnë dhe nuk kanë rol në zhvillimin e mbrojtjes civile. Unë mendoj se duhet të lejojmë që punët të zhvillohen vetë. Ka tema më të rëndësishme se kjo, e ato janë zgjedhje presidenciale”, tha Thimonier.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat