Ndotje alarmante e ajrit, qytetarët s’mund të marrin frymë

Maqedonia

Ndotje alarmante e ajrit, qytetarët s’mund të marrin frymë

Më: 1 shkurt 2019 Në ora: 15:11
Foto ilustrim

Masat e ndërmarra nga Qyteti i Shkupit kundër ndotjes së ajrit, nuk po japin rezultate, vlerësojnë OJQ-të. Prania e grimcave PM10 në ajër, vazhdon të kaloj trefishin e normës së lejuar. Dhjetëra persona nga sektori civil, nën moton “Për ajër të pastër”, bllokuan rrugën që të shpie për në deponinë Drisla, më arsyetimin se e njëjta shkakton ndotjen më të madhe të ajrit. Qytetarët kërkuan që Qyteti i Shkupit të prishë kontratën me investitorin italian në Drislla. Ata hedhin dyshime se në këtë deponi po importohen mbeturina nga jashtë shtetit, të cilat gjatë djegies, në ajër emitojnë tym kancerogjen. Ata kërkojnë nga organi ndjekës që të hetoj rastin si dhe rishikim të ligjit për mbeturina.

Kërkesa jonë ka qenë e drejtuar Qeverisë dhe kryeministrit Zaev që të ndryshojnë ligjin për mbeturinat. Maqedonia nuk ka kapacitete për tu përballur me sasinë e mbeturinave që vetë ne i krijojmë e jo më të importohen nga jashtë. Kjo ngjall disa dyshime për lidhje të mundshme korruptive dhe implikim të mundshëm të interesave mafioze në vend. Kemi kërkuar nga Prokuroria Publike që ta hetojë këtë veprimtari pa ndikim biznesor dhe politik.- theksoi Arianit Xhaferi, Eko Guerila

Kryetari i Qytetit të Shkupit Petre Shilegov tha se deri në muajin shkurt pritet që të ketë raport të qartë nga Komisioni i krijuar posaçërisht për të shqyrtuar ofertat e kondicionerëve të ri, për menaxhim me Drislën.

Vendimin na e kemi marr në fund të janarit të vitit të kaluar. Në lidhje matë vendim, e thash edhe mbrëmë, është formuar komision i ri për evaluimin e ofertave. Nuk bëhet fjalë vetëm për një problematikë. Komisioni ka filluar me punën, po shqyrton dokumentet. Ne po hyjmë në fazën e evaluimit dhe presim që raporti i komisionit t’i dorëzohet Qytetit të Shkupit këtë muaj”  -u shpreh – Petre Shilegov, Kryetar i Qytetit të Shkupit

Organizatat ekologjike për ditën e shtunë paralajmëruan protesta para Kuvendit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat