Parcela të reja për ndërtim të vikend shtëpizave, parking në tre kate, parcela të reja për hotele dhe rregullim të infrastrukturës si dhe rregullim i ujësjellësit dhe kanalizimit. Këto janë disa nga elementet që parasheh komuna e Tetovës me planin detal urbanistik për Kodrën e Diellit, i cili para dy ditësh është nxjerrë në debat publik. Por edhe pse plani detal urbanistik nga komuna shihet si një zgjidhje për përmirësimin e kushteve në kodër të Diellit, këshilltarët e opozitës këtë e shohin si një mision të pamundur.
Ky plan parasheh ndërtim të rrugëve, parcelave të reja, shtigjeve të reja, mirëpo, sipas përvojave që kemi pasur deri më sot, këta punë gjithë kanë ngel të pa realizuara dhe janë vonuar disi shumë gjatë. Të njëjtën gjë e kemi edhe me planet detale në komunën e Tetovës ne vitin e shkuar nga 127 planeve, kemi miratuar vetëm dy, edhe atë në mënyrë klienteliste” -theksoi Arif Selami, këshilltar komunal
Nga sektori civil, thonë se plani ka mangësi të mëdha. Nuk ofron zgjidhje të mirë për parkingjet dhe zgjerimin e rrugës për lagjen e vilave.
Plani detal urbanistik i Kodrës së Diellit kishte disa mangësi të mëdha, ku vet komuna bie ndesh me vendimet e saja. Në nëntor bëri prishjen e mureve ndërsa tani parcelizon parcelat e reja dhe i kufizon të njëjtat sepse në ligj duhet të jenë ashtu por në realitet nuk duhet që të ndërtohen. Parkingjet shumë të vogla, parcelat e majme për hotele që nuk janë në përputhje me njëra tjetrën, nëse hoteli ka 1000 mysafir, për to duhet të parashohësh edhe parking. Kërkesa kryesore ishte që të bëhet zgjerimi i rrugës nga golgota të bëhet 15 metra në korridor të hapur”. – u shpreh Hamdi Sulejmani, NISMA ta shpëtojmë Kodrën e Diellit
Plani detal urbanistik është në shqyrtim publik nga dita e martë, ndërsa qytetarët e interesuar, mund të japin vërejtjet dhe sugjerimet e veta deri në seancën e radhës. Komuna e Tetovës tentoi të miratojë planin detal urbanistik edhe para 7 vitesh, por i njëjti mbeti në gjysmë dhe asnjëherë nuk u miratua nga asambleja komunale.