Zaev: Ka vullnet të fshihet borxhi i rrymës për 200 mijë familje me vlerë prej 110 milion euro

Maqedonia

Zaev: Ka vullnet të fshihet borxhi i rrymës për 200 mijë familje me vlerë prej 110 milion euro

Më: 1 shkurt 2019 Në ora: 15:55
Zoran Zaev

Kryeministri Zoran Zaev sot në një tribunë në Ohër tha se ekziston vullnet brenda Qeverisë, ELEM-it dhe EVN-së që të fshijnë borxhin e rrymës për 200 mijë qytetarë, në vlerë prej 110 milionë eurove.

Ai tha se ka progres në negociatat me EVN-në dhe ELEM-in për fshirjen e borxheve të rrymës deri vitin 2006 për 200 mijë qytetar dhe familje.

“Po shqyrtojmë situatën për borxhet e vjetra deri në vitin 2006 për 200 mijë familje dhe qytetarë, të cilët kanë mbetur në labirintet e përmbaruesve dhe xhirollogarive të bllokuara. Këto ditë jemi në bisedime të thella. Vullnetin sot lirisht mund ta them, ndërsa kur formalisht ta nënshkruajmë marrëveshjen do t’ju njoftojmë me kohë”, tha Zaev.

Ai tha se vullneti i qeverisë është parë edhe tek ELEM-i dhe EVN-ja.

“Qëllimi jonë është të fshijmë borxhet e qytetarëve me vlerë prej 110 milionë eurove. Këto janë një shumë e lartë e parave dhe do të jetë lehtësim i madh për qytetarët”, tha Zaev.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat