Ministri Fazliu takon ambasadorin e Bullgarisë në Maqedoni, Angell Angellov - Bota Sot
Ministri Fazliu takon ambasadorin e Bullgarisë në Maqedoni, Angell Angellov

Maqedonia

Ministri Fazliu takon ambasadorin e Bullgarisë në Maqedoni, Angell Angellov

Më: 1 shkurt 2019 Në ora: 16:23
Pamje nga takimi

Ministri i vetëqeverisjes lokale Suhejl Fazliu sot  realizoi takim me ambasadorin bullgar në Republikën e Maqedonisë, Angel Angelov, ku u diskutua për prioritetet në bashkëpunimin midis institucioneve kompetente nga të dy vendet.

Ministri i vetëqeverisjes lokale Fazliu tha se Marrëveshja për miqësisë, bashkëpunimit dhe fqinjësisë të mirë mes qeverive të Maqedonisë dhe Bullgarisë jep  bazë për thellimin e bashkëpunimit bilateral ndërmjet ministrive kompetente.

-Ministri dhe institucione të tjera kompetente janë ata të cilët tani,përmes punës së përbashkët,duhet të angazhohen plotësisht në zbatimin e Marrëveshjes. Duhet të tregojmë synime  të sinqerta dhe me përkushtim të sinqertët bëjmë atë ,tha ministri Fazliu.

Ministri Fazliu informoi ambasadorin Angelov se tashmë është përgatitur dhe harmonizuar Memorandumi për bashkëpunim në mes të Ministrisë së Vetëqeverisjes Lokale dhe Ministrisë bullgare për zhvillim rajonal dhe punë publike,ndërsa akti i nënshkrimit nga ana e dy ministrave duhet të ndodhë së shpejti.

-Ky bashkëpunim është shumë i rëndësishëm për Ministrinë e Vetëqeverisjes Lokale për të shkëmbyer praktikat e mira dhe për të forcuar aftësitë tona në fushën e zhvillimit rajonal dhe të bashkëpunimit territorial përmes IPA instrumentit  të Bashkimit Evropian, duke pasur parasysh përvojën e Bullgarisë si vend anëtar i Bashkimit Evropian ,tha ministri Fazliu.

Ambasadori i Republikës së Bullgarisë, Angelov  theksoi se bashkëpunimi i shkëlqyer midis dy ministrive brenda Programit për bashkëpunim ndërkufitar, që rezulton me 99 përqind shfrytëzim të fondeve nga Bashkimi Evropian është një shembull që duhet përsëritur edhe në fusha e tjera.

-Përveç bashkëpunimit ndërkufitar,është e nevojshme për të inkurajuar edhe bashkëpunimin e drejtpërdrejtë apo binjakëzimin mes komunave të  dy vendeve,që në dispozicion ekzistojnë fonde plotësuese nga fondet e BE-së për projekte të përbashkëta të komunave binjake. Kushti i një vendi për të qenë anëtar i Bashkimit Evropian dhe tjetra kandidatit  është plotësisht i përshtatshëm për ne, dhe kjo mundësi nuk është shfrytëzuar deri më tani, tha ambasadori Angelov.

 Ambasadori Angelov njoftoi ministrin Fazliu se Bullgaria si një shtet anëtar  i Bashkimit Evropian ka detyrim që nga buxheti i saj të ndajë fonde për mbështetjen e vendeve të tjera dhe nga ato fonde në Shkup është realizuar Qendra ditore për fëmijë me autizëm dhe projekte të ngjashme në periudhën e ardhshme mund  të realizohen edhe  në komunat e tjera.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...