Katër kompani të huaja në Maqedoni kërkojnë uljen e taksave doganore për lëndët e para

Maqedonia

Katër kompani të huaja në Maqedoni kërkojnë uljen e taksave doganore për lëndët e para

Më: 1 shkurt 2019 Në ora: 16:33

Katër kompani të huaja, nga të cilat tre gjermane, që tashmë më punojnë në vend përmes objekteve të tyre të prodhimit, kërkuan nga Qeveria që të ulin taksat doganore për përdorimin e lëndëve të para, sepse, siç ankohen, janë shumë të larta dhe produktet e tyre u bënë më të shtrenjta dhe se kanë humbur në konkurrencë, njofton televizioni “Telma”.

Përfaqësuesit e kompanive Markvard, Kromber dhe Schubert, Kostal dhe Genterm tashmë kanë realizuar një takim me ministrin e Financave, Dragan Tevdovski, në të cilën u tha se për shkak të këtyre normave të larta doganore, pavarësisht punës së lirë, ka ngrirë edhe planet për të zgjeruar investimet e tyre, dhe për këtë priten që të pranohet kërkesat e tyre.

Bëhet fjalë për komponentë elektronikë që përdorin një pjesë e investitorëve me prodhim më kompleks, dhe nuk vlen për të gjitha kompanitë.

Edhe nga Ministria e Financave kanë konfirmuar takimin, por si do të jetë vendimi, varet nga analizat e tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat