Sela dhe Kasami të propozojnë kandidat të përbashkët presidencial

Maqedonia

Sela dhe Kasami të propozojnë kandidat të përbashkët presidencial

Nga: Z. M Më: 1 shkurt 2019 Në ora: 16:48
Sela dhe Kasami

Dy partitë opozitare në Maqedoni, Aleanca për Shqiptarët me kryetar Ziadin Selën dhe Lëvizja BESA me kryetar Bilall Kasamin, po e shqyrtojnë mundësinë që në zgjedhjet presidenciale të dalin me kandidat të përbashkët, shkruan Botasot.

Të dy partitë, kanë theksuar se ka dëshirë të dalin me një kanditat të përbashkët si opozitë shqiptare por ende nuk ka marrëveshje për këtë pasi që duhet të vendosin organet e larta partiake. 

Kujtojmë qe edhe partia në pushtet BDI pasi dështoi të merret vesht me LSDM për kandidat konsensual pritet që në ditët në vazhdim të propozoj kanditatin e saj. Zgjedhjet presidenciale do të shpallen më 8 shkurt./Botasot/

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat