Stamenkovska: Sulmi në shtëpinë e deputetit Dimovski është përpjekje për presion politik

Maqedonia

Stamenkovska: Sulmi në shtëpinë e deputetit Dimovski është përpjekje për presion politik

Më: 1 shkurt 2019 Në ora: 20:14
Nevenka Stamenkovska

Të arrestohet deputeti i opozitës dhe të kërkohet marrja e imunitetit të tij për ta dërguar në paraburgim është një praktikë që nuk njihet në Evropën demokratike, por në vendet e pushtuara nga kartelet kriminale, tha deputetja e OBRM-PDUKM-së, Nevenka Stamenkovska.

“Sulmi i sotshëm në shtëpinë e deputetit Ljupço Dimovski nuk është gjë tjetër veçse një përpjekje për presion politik dhe keqpërdorim të institucioneve për llogaritjen me të gjithë ata që nuk pajtohen dhe kundërshtojnë politikat anti shtetërore të Zoran Zaevit.

Kolegu ynë, Ljupço Dimovski, dikur ishte viktimë e persekutimit politik nga qeveria. Pa ndonjë bazë, ata e ndjekën për një vepër penale të fabrikuar për terrorizëm, vetëm dhe vetëm për ta thyer atë dhe ta detyrojnë që të mbështes ndryshimin e emrit dhe fshirjen e identitetit, kulturës, historisë dhe traditës maqedonase”, thonë nga OBM-PDUKM.

Nga atje shtojnë se sot thirrja e tij është urrejtje klasike dhe një akt që duhet të frikësohen të gjithë ata që nuk mendojnë njëjtë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat