Maqedonia më 6 shkurt në NATO

Maqedonia

Maqedonia më 6 shkurt në NATO

Më: 2 shkurt 2019 Në ora: 13:03
Foto

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg ka njoftuar se më 6 shkurt do të shkruhet histori, pasi aleatet e NATO-s së bashku me ministrin e jashtëm të Maqedonisë, Nikola Dimitrov do të nënshkruajnë protokolin e pranimit me Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Pas arritjes së marrëveshjes me Greqinë dhe kalimin e saj në deputetin e Maqedonisë dhe së fundmi në atë të Greqia, Maqedonia Veriore pritet të anëtarësohet në NATO.

Gjatë ditës së djeshme, Stoltenberg tha se Kur Maqedonia të bëhet anëtare e NATO-s, “vendi do të kontribuojë për paqen dhe stabilitetin në rajon dhe në Evropë”.

“Unë pres që së shpejti të gjithë 29 aleatët do të nënshkruajnë Protokollin e Anëtarësimit. Pastaj Shkupi do të jetë pjesë e takimeve si një i ftuar. Pasi të gjithë 29 aleatët të ratifikojnë Protokollin, ne do të jemi në gjendje të mirëpresim Republikën e Maqedonisë së Veriut si anëtare të 30-të të NATO-s”, deklaroi Stoltenberg.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat