Imuniteti i Lupco Dimovskit, përplasje mes deputetëve të VMRO-së dhe LSDM-së

Maqedonia

Imuniteti i Lupco Dimovskit, përplasje mes deputetëve të VMRO-së dhe LSDM-së

Më: 2 shkurt 2019 Në ora: 13:36
Kuvend

Deputetët opozitar të VMRO-DPMNE-së përmes me replika boshe dhe fjalime në Kuvend po tentojnë të bllokojnë seancën e Komisionit për çështje të imunitetit dhe mandatit, ku në rend dite është marrja e imunitetit të deputetit Lupco Dimovski, ish ministër i akuzuar për krim.

Seanca ka devalvuar në ofendime dhe fjalime politike. Deputeti i VMRO-se, Vllatko Gjorqev akuzoi shumicën se deputetit Dimovski, i është ofruar liri në këmbim të votës së tij për ndryshime kushtetuese. Deputetët e VMRO-së kërkojnë që kolegu i tyre Lupco Dimovski të mbrohet në liri dhe të gjykohet e jo të futet në paraburgim.

Debati vazhdon ndërsa në radhë për replika dhe fjalë, janë thuajse gjithë deputetët e VMRO-së të cilët janë anëtarë në këtë komision.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat