Han: BE do të japë mbështetjen që bisedimet për anëtarësimin e Maqedonisë në BE të fillojnë këtë vit

Maqedonia

Han: BE do të japë mbështetjen që bisedimet për anëtarësimin e Maqedonisë në BE të fillojnë këtë vit

Më: 2 shkurt 2019 Në ora: 13:49
Johannes Hahn

Komisioneri i BE për Politikat dhe Zgjerimin e Fqinjësisë, Johannes Hahn, përgëzoi Qeverinë e Maqedonisë për nënshkrimin e Protokollit të Anëtarësimit për NATO javën e ardhshme, dhe njoftoi se BE do të japë mbështetjen maksimale për hapjen e bisedimeve të anëtarësimit në BE këtë vit.

“Nga zemra uroj Kryeministrin Zoran Zaev, Ministrin e Punëve të Jashtme Nikola Dimitrov, Qeverinë e Maqedonisë dhe qytetarët për hapin e parë thelbësor në integrimin euroatlantik të Maqedonisë së ardhshme Veriore.

BE do të japë mbështetjen më të fortë për këtë hap të dytë, që hapja e negociatave të fillojë këtë vit”, shkroi Han në Twitter.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat