Qyteti i Shkupit do ti angazhoj me punë personat e dënuar nëpër burgje

Maqedonia

Qyteti i Shkupit do ti angazhoj me punë personat e dënuar nëpër burgje

Më: 2 shkurt 2019 Në ora: 14:16
Foto ilustrim

Kryetari i qytetit të Shkupit, Peter Shilegov dhe drejtori i Drejtorisë për ekzekutim të sanksioneve, Jovica Stojanoviq kanë nënshkruar memorandum për kryerje të punëve të dobishme, nga persona të dënuar, në ndërmarrjet publike që janë nën menaxhim të Qytetit të Shkupit, shkruan Botasot.

Personat e dënuar për vepra më të lehta do të punojnë në ndërmarrjet publike të Qytetit të Shkupit siç janë ndërmarjet “Parqe dhe gjelbërim”, “Rrugë dhe rrugica”, “Ujësjellësi dhe kanalizimi”, “Higjiena komunale” dhe ” Parku i Qytetit “, si dhe në kopshtin zoologjik.

“Autorët e veprave më të lehta penale, për të cilat parashihet dënim me burg deri në 3 vjet ose me gjobë, do të përfitojnë një shans të dytë që do të rezultojë me reduktim të të burgosurve. Shkupi do të ofrojë mbikëqyrje mbi përmbushjen e detyrimeve të ekzekutimit të masës punë e dobishme në komunitet nga nëpunës i autorizuar i probacionit (lirim me kusht) nga zyra lokale për probacion dhe Sektori për probacion në nivel qendror të Drejtorisë për ekzekutim të sanksioneve. Besoj se me këtë qyteti drejtpërdrejt do t’iu del në ndihmë këtyre bashkë-qytetarëve tanë në drejtim të mbrojtjes së plotë të të drejtave të njeriut në përputhje me standardet ndërkombëtare në trajtim të të burgosurve “, ka thënë kreu i Qytetit të Shkupit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat