“5 në 12”: Fëmijët në përkujdesje pësojnë abuzime dhe tortura

Maqedonia

“5 në 12”: Fëmijët në përkujdesje pësojnë abuzime dhe tortura

Më: 2 shkurt 2019 Në ora: 14:39
Foto ilustrim

Iniciativa qytetare “5 në 12”, e cila i përfaqëson të drejtat e fëmijëve me nevoja të veçanta, kërkon që një komision i pavarur i ekspertëve që të bëjë rivlerësim të gjendjes psikofizike të fëmijëve pa prindër që janë nën përkujdesje të familjeve ose të shtëpive për grupe.

Ata besojnë se procesi i deinstitucionalizimit filloi në mënyrë të papërshtatshme dhe se shumë familje, edhe pse kanë PRIDE-certifikatë për përkujdesje/adoptim të fëmijëve, nuk i kanë kushtet e nevojshme dhe që fëmijët, sipas tyre, pësojnë abuzim psikik, tortura fizike dhe eksploatohen për punë.

Ata kërkojnë që komision i pavarur, i cili që do të shqyrtojë gjendjen psikofizike të fëmijëve dhe kushtet në të cilat janë vendosur, të përbëhet nga përfaqësues i Avokatit të Popullit, shoqërisë civile, punonjës social, psikolog, pedagog dhe defektolog.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat