Zgjedhjet presidenciale, Ramadani: Kandidati mbipartiak mund t`i bashkojë shqiptarët

Maqedonia

Zgjedhjet presidenciale, Ramadani: Kandidati mbipartiak mund t`i bashkojë shqiptarët

Më: 2 shkurt 2019 Në ora: 15:11
Ismet Ramadani 

Prononcimet e fundit te subjekteve shqiptare  per zgjedhjet presidenciale te cilat edhe pse po shqyrtojne mundesite per nje kandidat ne nivel partie, por duke lene nje shteg te hapur mes tyre per opcionin  e nominimit te nje kandidati te perbashket te shqiptareve, po pershendetet nga opinionistet dhe njohesit e mire  te situatave politike ne vend.

Analisti Ismet Ramadani per TVM2  tha se eshte per tu mbeshtetur ky hap nese partite e tejkalojne veten dhe  te pakten ne nje pale zgjedhje shqiptaret te  nominojne nje kandidat te perbashket, I cili madje do te  rriste edhe shpresen  qe te kaloje edhe ne rrethin e dyte zgjedhor.

Ramadani me pas shton se ky do te ishte nje hap I qelluar nese ky kandidat do te perzgjidhej si mbipartiak, i cili do të gëzonte mbështetjen e gjithë elektoratit shqiptarë, dhe kjo të do bënte që shqiptarët të vendosin  për fatin e presidentit. 

“Po mirë do të ishte sikur të arrinë në një marrëveshje që të dalin me një kandidat për president, dhe të jetë kandidat mbi partiak i cili gëzon autoritet në eltorantin shqiptarë, sepse kapaciteti politik i shqiptarëve, sepse ashtu kapaciteti politik I shqiptarëve edhe më tutje do të jetë i respektuar, dhe më pasë do të vendosin që në rrethinë e dytë cilin kandidat do ta përkrahnin”, u shpreh analisti Ismet Ramadani.

Sipas Ismet Ramadanit ne keto zgjedhje  diskutabile  dhe problematike do te jete kalimi I pragut  te cenzusit 40% plus nje votues, sidomos ne rrethin e dyte nese opozita MAqedonase VMRO-DPMNE  rrezikon humbje nga rezultati i dobet  dhe nese merr vendim qe te terhiqet nga gara.

“Cenzusi do të jetë problem nëse në rrethin e dytë VMRO-DPMNE-ja tërhiqet nga zgjedhjet, dhe këtë do ta arrinë ta bëjnë nëse kanë rezultat të dobët në krahasim me LSDM-në në rrethin e parë dhe partnerët e kualicionit. Sepse ato nuk dëshirojnë ta parashohin humbjen e tyre, dhe do të arsyetohen se zgjedhjet nuk kanë qenë ferë dhe të qeta”, theksoi Ramadani.

Ramadani nuk pret që së bashku me zgjedhjet presidenciale të ketë edhe zgjedhje parlamentare sepse nuk plotesohen kushtet per formimin e qevrise teknike 100 diteshe, megjithese mbajtja eventuale e tyre  do ta rriste mundësine për rritjen e cenzusit eventual.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat