Komisioni parlamentar voton për t’ia marrë imunitetin deputetit të VMRO-së

Maqedonia

Komisioni parlamentar voton për t’ia marrë imunitetin deputetit të VMRO-së

Më: 2 shkurt 2019 Në ora: 16:08
Lupço Dimovski

Me 5 vota për dhe 4 kundër Komisioni për Mandate dhe Imunitet miratoi kërkesën e gjykatës për t’i marrë imunitetin deputetit Lupço Dimovski, i cili është i dyshuar për keqpërdorime në Ministrinë e Bujqësisë.

Pjesa më e madhe e debatit për marrjen e imunitetit deputetit dhe ish ministrit Lupço Dimovski ka kaluar me akuza në drejtim të pushtetit dhe kryesisht deputetit Pavle Bogoevski, kryetar i Komisionit për Çështje të Imunitetit dhe Mandatit. Deputetët e opozitës maqedonase kanë drejtuar shigjetat kah Bogoevski duke e pyetur se ku është lufta e tij për drejtësi që e zhvillonte gjatë “revolucionit laraman”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat