Gruevski: Nuk më ndihmoi pushteti në arratisjen time në Hungari

Maqedonia

Gruevski: Nuk më ndihmoi pushteti në arratisjen time në Hungari

Më: 2 shkurt 2019 Në ora: 16:32
Nikolla Gruevski

Ish-kryeministri i Maqedonisë dhe ish-kryetari i VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski, në intervistë për TV Sitel foli rreth arratisjes së tij.

“Nga Maqedonia ika për nga Shqipëri, u paraqita në ambasadën e Hungarisë në Tiranë, dhe më pastaj vazhdova me letërnjoftim nëpër Mal të Zi dhe Serbi për t’u pritur me dokument të veçantë në Hungari”, tha Gruevski duke refuzuar të përgjigjet nëse ka kaluar vendkalimin në Shqipëri ilegalisht apo në mënyrë të drejtë.

Gruevski tha se ai nuk e ka pasur ndihmën e pushtetit në arratisjen e tij, ndërsa në pyetjen se se janë fshirë incizimet e kamerave ai tha se pushteti duhet të punojë në këtë drejtim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat