Hahn: BE do ta mbështesë fuqishëm Maqedoninë

Maqedonia

Hahn: BE do ta mbështesë fuqishëm Maqedoninë

Më: 2 shkurt 2019 Në ora: 17:55
Johannes Hahn

Eurokomisari për Zgjerim të BE-së, Johannes Hahn e ka premtuar se BE do të mbështesë fuqishëm fillimin e bisedimeve për anëtarësimin e Maqedonisë në BE. 

Ai ka përgëzuar Qeverinë e Maqedonisë për nënshkrimin e protokollit për anëtarësim në NATO javën e ardhshme. “Nga zemra përgëzoi kryeministrin Zoran Zaev, ministrin për Punë të Jashtme Nikolla Dimitrov, Qeverinë e Maqedonisë dhe qytetarët për bërjen e hapave thelbësor në integrimet euroatlantike të Maqedonisë së Veriut”, ka theksuar Hahn. 

Ai ka premtuar se BE do të jap ndihmë të fuqishme për hapin e dytë, hapjen e bisedimeve me Bashkimin Evropian.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat