Në Kuvend do të intervistohen anëtarët e Komisionit shtetëror për parandalimin e korrupsionit

Maqedonia

Në Kuvend do të intervistohen anëtarët e Komisionit shtetëror për parandalimin e korrupsionit

Më: 3 shkurt 2019 Në ora: 10:17
Kuvendi i Maqedonisë

Në mbledhje të Komisionit kuvendar për çështje të zgjedhjeve dhe emërimeve sot do të intervistohen kandidatët e paraqitur në shpalljen për emërime të kryetarëve dhe anëtarëve të Komisionit shtetëror për parandalimin e komisionit.

Në konkursin që e shpalli Kuvendi që zgjati nga 22 deri 27 janari, sipas informatave të fundit, janë paraqitur rreth 60 kandidatë.

Intervistat e kandidatëve do të publikohen në televizionin shtetëror, dhe do t’i udhëheqin përfaqësuesit e akademisë së Maqedonisë dhe shoqatat qytetare që merren me anti-korrupsion.

Para pak kohësh u zgjodh Komisioni 7 anëtarësh për përzgjedhjen e kandidatëve për kryetar dhe për anëtarë të Komisionit shtetëror për parandalimin e korrupsionit.

Afatet për zgjidhjen e përbërjes së parë të komisionit Anti-korrupsion, sipas ligjit të ri, është shkurtuar me qëllim që komisioni i ri të formohet para se të fillojë fushata për zgjedhjet për kryetar shteti.

Siç është cekur në konkurs, zgjidhen një kryetar i komisionit dhe gjashtë anëtarë me mandat prej pesë vitesh pa të drejtën e rizgjedhjes.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat