OBRM-PDUKM kërkon dorëheqjen e Oliver Spasovskit

Maqedonia

OBRM-PDUKM kërkon dorëheqjen e Oliver Spasovskit

Më: 3 shkurt 2019 Në ora: 16:08
Oliver Spasovski

Partia opozitare OBRM-PDUKM akuzon ministrin e Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski dhe bashkëpunëtorët e tij se janë në koalicion serioz me krimin dhe se qytetarët ndihen të pasigurt.

“Vetëm në janar në Shkup janë paraqitur mbi 520 vjedhje dhe vjedhje të rënda. Këto janë mbi 520 familje që janë vjedhur dhe traumatizuar. Më shumë se 20 vjedhje në ditë”, thotë anëtari i KE të OBRM-PDUKM-së, Orce Gjorgjievski.

Sipas tij, Oliver Spasovski nuk bën asgjë ndërsa zbulimi i vjedhjeve nuk kalon 2%.

“Zbulohen vetëm kriminelët që nuk paguajnë reket dhe nuk bashkëpunojnë me pushtetin”, deklaroi Gjorgjievski. Gjorgjievski thotë se Sipasovski po merret vetëm në betejën brendapartiake në LSDM për kandidat për kryetar shteti dhe për këtë shkak, Spasovski duhet të jep dorëheqje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat