LSDM: Kaos ka vetëm në OBRM-PDUKM, policia punon në mënyrë profesionale

Maqedonia

LSDM: Kaos ka vetëm në OBRM-PDUKM, policia punon në mënyrë profesionale

Më: 3 shkurt 2019 Në ora: 16:08
LSDM

Nëpërmjet një njoftimi LSDM reagon ndaj konferencës për shtyp të Orce Gjorgjievskit ku u kërkua dorëheqja e Oliver Spasovskit për shkak të mos zbulimin e krimeve të vjedhjeve në Shkup.

“OBRM-PDUKM është në kaos, e humbur krejtësisht në destruksionet e veta dhe lajmet e rreme”, thonë nga LSDM.

Sipas LSDM-së, koalicioni i krimit, mos ndëshkimit dhe përzgjedhjes në veprim ishin tipar kryesor i qeverisjes së OBRM-PDUKM-së dhe kjo mbaroi me kalimin e tyre në opozitë.

“Pas ndërmarrjes së reformave, policia punon profesionalisht, në mënyrë efikase dhe në sigurimin e sigurisë. Veprohet në secilën shkelje ligjore”, thonë nga LSDM.

OBRM-PDUKM, thonë nga LSDM, më kot po përpiqet të shqetësojë publikon, qytetarët janë të sigurt dhe këtë e vërteton hulumtimi i OSBE-së ku 75% e qytetarëve janë deklaruar se ndihen të sigurt.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat