Zaev dhe Ademi nesër për vizitë pune në Bullgari

Maqedonia

Zaev dhe Ademi nesër për vizitë pune në Bullgari

Më: 3 shkurt 2019 Në ora: 17:21
Zoran Zaev

Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev nesër do të vizitojë Bullgarinë, ku do të takohet me kryeministrin bullgar Bojko Borisov.

Dy kryeministrat, siç njofton zyra për informim e Qeverisë së Maqedonisë, do të diskutojnë për bashkëpunimin në sektorë të ndryshëm, projekte në fushën e infrastrukturës dhe transportit, si dhe për zbatimin e Marrëveshjes ndërshtetërore për miqësi, fqinjësi dhe bashkëpunim.

Në delegacion do të jenë edhe ministri i Kulturës Asaf Ademi dhe koordinatori kombëtar për kulturë, Robert Allagjozovski.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat