Prokuroria zbulon veprimin e Gruevskit: Ja sa kohë kishte që e planifikonte arratisjen

Maqedonia

Prokuroria zbulon veprimin e Gruevskit: Ja sa kohë kishte që e planifikonte arratisjen

Më: 4 shkurt 2019 Në ora: 09:02
Nikolla Gruevski

Nikolla Gruevski e kishte planifikuar arratisjen e tij prej dy muajsh. Burime për Prokurorinë treguan për “TV Telma” se, ish-kryeministri maqedonas kishte tërhequr rreth 200.000 euro nga llogaritë bankare, që në shtator.

Sipas burimeve, ai ka mashtruar dhe manipuluar publikun, ndërsa ende nuk dihet se cilët janë personat që e kanë ndihmuar të arratiset.

“Që nuk dëshiron të flasë është normale. Nëse flet do të duhet të zbulojë kush apo cilët e kanë ndihmuar gjatë arratisjes”, tha prokurorja Vilma Ruskoska për “TV Telma”. Vetë ish-politikani tha se nuk kishte ikur, por kishte kaluar dhe ishte shumë e lehtë për të.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat