Edhe ish-kryetari i Shkupit në garën brenda VMRO-së për president

Maqedonia

Edhe ish-kryetari i Shkupit në garën brenda VMRO-së për president

Më: 4 shkurt 2019 Në ora: 09:45
Koce Trajanovski

Ish-kryetari i Qytetit të Shkupit, Koce Trajanovski është emri i ri që përmendet për garën në zgjedhjet presidenciale si kandidat i VMRO-së, por që ai nuk e mohon se është lajmëruar në konkursin e hapur nga kjo parti.

Disa media maqedonase kanë bërë të ditur lajmin, por Trajanovski i pyetur për këtë është përgjigjur: “Të lëmë të hapur dilemën”.

Por, ai vështirë të votohet nga bashkëpartiakët e tij pasi që humbi zgjedhjet e fundit lokale në Qytetin e Shkupit.

VMRO-DPMNE zyrtarisht të martën do të bëj të ditur se cilët janë tetë kandidatët që kanë kaluar fazën e parë, mes tyre Vlatko Gjorcev, Filip Petrovski, Gordana Siljanovska, etj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat