Çmime të reja të naftës, shtrenjtohen benzina dhe dizeli në Maqedoni

Maqedonia

Çmime të reja të naftës, shtrenjtohen benzina dhe dizeli në Maqedoni

Më: 4 shkurt 2019 Në ora: 14:02
Ilustrim

Prej sonte në mesnatë çmimet e derivateve të naftës do të rriten për gjysmë denarë deri 1.5 denarë, me vendim të Komisionit Rregullator për Energjetikë.

Sipas çmimeve të reja, Eurosuper BS-98 do të shitet për 63.5 denarë për litër, Eurosuper BS-95 do të shitet për 62 denarë për litër, ndërsa Eurodiseli do të kushtojë 60 denarë për litër.

Çmimi i mazutit do të shtrenjtohet për 1.599 denarë, dhe me çmimin e ri do të shitet 31.121 denarë për kilogram.

Pas uljes së ndjeshme të çmimeve të derivateve të naftës në Maqedoni, dy javëve të fundit në pajtim me çmimet në tregjet botërore çmimet janë rritur edhe në vendin tonë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat