Në Spitalin “8 Shatori” dy muaj janë të mbyllura dy salla kirurgjike sepse s’ka personel, është shpall konkurs për infermiere

Maqedonia

Në Spitalin “8 Shatori” dy muaj janë të mbyllura dy salla kirurgjike sepse s’ka personel, është shpall konkurs për infermiere

Më: 4 shkurt 2019 Në ora: 14:07
Ilustrim

Ka dy muaj që Spitali i përgjithshëm i qytetit (SPQ) “8 Shtator” punon me dy salla operative më pak, gjegjësisht nga shtatë salla kirurgjikale të spitalit në funksion janë pesë. Puna në spital është e organizuar në mënyrë që një ditë operacione bën një departament, të nesërmen një departament tjetër, gjegjësisht çdo departament një ditë në javë nuk kryen operacione, shkruan Sdk.mk.

“Për të funksionuar plotësisht kemi nevojë për 40 infermiere, por nga Ministria e Shëndetësisë dhe Ministria e Financave kemi marrë pëlqim për vetëm 20. Kemi punonjës të cilët janë me kontratë dhe për ata kemi kërkuar leje dy herë vitin e kaluar, por Ministria e Financave nuk e aprovoi punësimin e tyre. Këtë vit sërish kërkuam pëlqim dhe nga Ministria e shëndetësisë e kemi miratimin tani jemi duke pritur nga financat”, tha drejtori i SPQ “8 Shtatori”, Kristijan Kostov.

Nga Ministria e shëndetësisë thonë se vitin e kaluar për SPQ “8 Shtator” janë miratuar 45 punësime të reja, për afat të pacaktuar dhe një tjetër për 100 me marrëveshje kontraktuale.

“Për këtë vit janë miratuar 23 punësime të reja për afat të pacaktuar dhe rinovim të kontratave për punë për 100 tjerë”, thonë nga Ministria e shëndetësisë.

Më një sallë operative më pak funksionon edhe Departamenti i ri i traumatologjisë. Salla është e mbyllur sepse në spital nuk ka anesteziologë dhe infermiere. Menaxhmenti i spitalit pohon se për nja dhjetë ditë do të hapin në dhomën e re operative, sepse nuk aktualisht ka një shpallje për pranimin e infermiereve, ndërsa kanë gjetur zgjidhje edhe për anesteziologët.

“Aktualisht kemi të shpallur konkurs për punësimin e infermierëve. E kemi miratimin për 20 infermiere dhe kjo duhet të përfundojë brenda dhjetë ditësh për të hapur sallën. Gjithashtu e kemi zgjidhur problemin me anesteziologun, sepse një koleg nga Qendra klinike po na vjen në ndihmë”, thotë Kostov.

Salla kirurgjikale e Departamentit të ri të traumatologjisë ishte e mbyllur në fillim të muajit të kaluar. Atëherë drejtori Kostov tha se sallën e kishin mbyllur për shkak se kishin mungesë të stafit, dhe se i mungonin 40 infermiere, ndërsa para fundit të vitit të kaluar janë pensionuar edhe tre anesteziologë dhe i tërë spitali punon me vetëm 9 specialistë anesteziologë. Situata më e rëndë është në departamentin e ortopedisë, ku anulohen edhe operacionet e planifikuara të cilatri-caktohen, sepse që për shkak të dëborës dhe akullit, u rrit numri i pacientëve me thyerje.

Departamenti i ri i traumatologjisë në SPQ “8 Shtatori” u hap më 7 shtator 2018, në vigjilje të Ditës së pavarësisë së Maqedonisë. Ai është vendosur në ambientet që më parë i ka përdorur spitali privat “Filipi i Dytë”. Në hapjen e Qendrës traumatologjike morri pjesë edhe kryeministri Zoran Zaev dhe bashkëshortja e tij Zorica. Ai me atë rast tha se në departamentin e ri, i cili është bërë sipas standardeve më moderne, pritet të trajtohen 2,000 pacientë në vit. Për shkak të mungesës së infermiereve në atë departament, u vunë në funksion vetëm sallat kirurgjikale, por jo edhe stacionari për pacientë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat