Zaev në takim me TAV: Do të përshpejtohen projektet infrastrukturore prej 35 milionë eurove

Maqedonia

Zaev në takim me TAV: Do të përshpejtohen projektet infrastrukturore prej 35 milionë eurove

Më: 4 shkurt 2019 Në ora: 14:13
Foto

“Në takim është konfirmuar bashkëpunimi i shkëlqyeshëm me TAV e cila në të ardhmen do të avancohet. Zaev e ka theksuar rëndësinë e miqësisë tradicionale dhe bashkëpunimin bilateral me Turqinë në ndërtimin e relacioneve të fuqishme ekonomike mes dy vendeve”, thonë nga Qeveria.

Nga Qeveria shtojnë se drejtori gjeneral dhe përfaqësuesit nga TAV e kanë përshëndetur anëtarësimin e Maqedonisë në NATO e cila së shpejti do të quhet Republika e Maqedonisë së Veriut dhe fillimin e bisedimeve me Bashkimin Evropian si procese të rëndësishme për klimën e biznesit dhe zhvillimin ekonomik të vendit.

Pos kësaj, siç kumtojnë nga Qeveria, gjatë takimit është diskutuar edhe për procesin e realizimit të investimeve të reja prej 10 milionë euro që TAV do t’i bëjë për modernizimin e aeroporteve të Maqedonisë dhe për investimet prej 35 milionë eurove në projekte infrastrukturore, rrugë lokale, çerdhe, ujësjellës dhe kanalizim në lartësi, që i ka obligim TAV sipas marrëveshjes për koncesion.

“Ekziston pajtueshmëri nga të dyja palët se në periudhën sa më të shpejtë duhet të fillojë realizimi i këtyre projekteve”, thuhet në kumtesën qeveritare./Portalb.mk.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat