Ministrja Carovska: Në vitin 2019-të do të ndërtojmë 11 çerdhe në 10 komuna

Maqedonia

Ministrja Carovska: Në vitin 2019-të do të ndërtojmë 11 çerdhe në 10 komuna

Më: 4 shkurt 2019 Në ora: 14:43
Ministrja Carovska

Gjatë vitit 2019-të, me përkrahje financiare të Ministrisë për Punë dhe Politikës Sociale (MPPS) do të ndërtohen 11 çerdhe në 10 komuna: Gjorçe Petrov, Kumanovë, Kavadar, Bervenicë, Bosilovë, Vrapçisht, Shuto Orizare, Demir Kapi, Shtip dhe Gazi Babë (2 çerdhe).

Me 11 çerdhet e reja, kapaciteti do të rritet edhe për 860 fëmijë, kurse do të hapen më së paku 100 vende të reja të punës. Vlera e investimit do ta arrijë shumën pre 85.3 milionë denarë pa taksë të vlerës së shtuar (TVSH).

Për këtë qëllim, ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Mila Carovska ka njoftuar se ka 15 milionë euro shtesë nga Banka Botërore.

“Zhvillimi i hershëm i fëmijëve është faktor shumë i rëndësishëm për zhvillimin e mëtutjeshëm të individit, për këtë punojmë me përkushtim për forcim të kapaciteteve dhe në profesionalizimin e çerdheve fëmijërore në tërë shtetin dhe në vendet rurale. Shtesë kemi edhe 15 milionë euro nga Banka Botërore”, tha Carovska.

Nga MPPS-ja njoftuan se me ndërtimin e 11 çerdheve, vlera e investimeve kapitale për mbrojtjen fëmijërore do të zmadhohet trefish më shumë se vitet paraprake. Siç thuhet në kumtesë, gjatë vitit 2018-të përfshirja e fëmijëve në arsimin parashkollor është rritur për 1.959 fëmijë, ndërkaq është dhënë pëlqim për 1000 punësime të reja në çerdhe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat