Ngjarjet e 27 prillit: Ndërpritet gjykimi për fjalët përfundimtare të mbrojtjes, seanca e radhës më 6 shkurt

Maqedonia

Ngjarjet e 27 prillit: Ndërpritet gjykimi për fjalët përfundimtare të mbrojtjes, seanca e radhës më 6 shkurt

Më: 4 shkurt 2019 Në ora: 15:20
Pamje nga seanca

Gjykimi për ngjarjet e 27 prillit në Kuvendin e Maqedonisë do të vazhdojë më 6 shkurt, me fjalët përfundimtare të mbrojtjes.

Gjykatësja Dobrilla Kacarska, seancën e sotme e ndërpreu pas tri orëve, në të cilat fjalët përfundimtare i tha avokati i Mitko Çavkovkit, pasi e pranoi kërkesën e avokatit Elenko Millanov që seanca mos të vazhdojë pas orës 15:00 për shkak të arsyeve personale.

Në seancën e radhës do të vazhdojë gjykimi ku fjalët përfundimtare do t’i thonë avokatët e 16 të akuzuarve në këtë rast, ndërsa më pas mundësi për fjalë përfundimtare do të kenë edhe vetë të akuzuarit.

Avokati i Mitko Çavkovit, Sashko Dukovski tha se nuk ekziston asnjë provë që Çavkov ka kryer vepër penale.

Ai tha se Çavkov është i pafajshëm dhe as nuk dëshiron që fajin ta hedh diku tjetër.

Ndryshe, në seancën e kaluar fjalët përfundimtare i tha Prokuroria, e cila përfaqëson lëndën për ngjarjet e 27 prillit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat