Gjykimi për “27 prillin”, Dukovski: Çavkov nuk e ka kryer veprën për të cilën akuzohet

Maqedonia

Gjykimi për “27 prillin”, Dukovski: Çavkov nuk e ka kryer veprën për të cilën akuzohet

Më: 4 shkurt 2019 Në ora: 17:51
Çavkov

Në fjalët përfundimtare të palës mbrojtëse për “27 prillin”, avokati i të akuzuarit Mitko Çavkov, Sasha Dukovski, tha se nuk ka prova se Çavkov ka kryer veprën penale “rrezikim terrorist të rendit kushtetues dhe sigurisë” me të cilën akuzohet

Sipas Dukovskit, kompetencat për të vepruar dhe parandaluar dhunën në Kuvend bien mbi sektorin e punëve të brendshme e jo mbi Çavkovin.

Ai prezantoi edhe listën e thirrjeve telefonike të Çavkovit me të cilën pretendon të hedh poshtë dëshminë e ministrit të atëhershëm, Agim Nuhiut, se ai nuk është përgjigjur në thirrjet e ministrit për të koordinuar aksionin e parandalimit të turmës drejt Kuvendit, transmeton Botasot.info.

Avokati tha se Çavkov vazhdimisht ka komunikuar me SPB-në dhe madje ka urdhëruar të përdoren shok bombat.

“Ju them se nuk mund të jetë ky kualifikim juridik për Çavkovin, për shkak se me gjysmë fjalie nuk mund të kemi akuzë për veprën penale “vjedhje”, e jo për vepër të tillë penale me të cilën atij i rrezikohen së paku 10 vjet burgim për kinse mosdhënie të urdhrit për shtimin e pjesëtarëve të policisë në vendin e ngjarjes”,- u shpreh avokati i Mitko Çavkovit, Sasha Dukovski.

Prokurorja, Villma Ruskoska, në fjalët e saj përfundimtare seancën e kaluar kërkoi nga trupi gjykues të mos ndikohet nga fakti se për këtë vepër penale disa të akuzuar janë amnistuar, ndërsa disa të tjerë rrezikohen me mbi 10 vjet burgim.

Seanca e radhës për të akuzuarit e 27 prillit është caktuar për më 6 shkurt dhe e njëjta vazhdon me fjalët përfundimtare nga të akuzuarit e tjerë./Botasot.info/

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat