Rachel Galloway: Britania është mbështetëse e madhe e Maqedonisë

Maqedonia

Rachel Galloway: Britania është mbështetëse e madhe e Maqedonisë

Më: 5 shkurt 2019 Në ora: 09:57
Rachel Galloway

“Ambasadorja britanike në NATO ka instruksione nga Qeveria e Londrës që ta nënshkruajë protokollin për anëtarësimin e Maqedonisë në NATO, ndërsa më pas dokumenti do të dorëzohet në Parlament për shqyrtim, në afat prej 21 ditëve”.

Këtë e tha ambasadorja e Britanisë në Maqedoni Rachel Galloway, në një intervistë për Klan Maqedoni. Ajo shtoi se në muajt e ardhshëm fokusi duhet të jetë tek zbatimi i reformave, jo vetëm për shkak të kërkesave të BE-së, por edhe për shkak të pritjeve të qytetarëve të Maqedonisë. Sipas Galloway, pa marrë parasysh a do ketë zgjedhje të parakohshme, puna duhet të vazhdojë.

“Britania e Madhe është mbështetëse e madhe e Maqedonisë për anëtarësim në NATO. Duhet kohë që njerëzit këtë ta kuptojnë se cili është efekti çfarë do të thotë kjo për të ardhmen e Maqedonisë”, tha Galloway.

Ajo foli edhe për marrëveshjen mes Maqedonisë dhe Britanisë për njohjen e patent-shoferëve, duke shpresuar se kjo do të zgjidhet shpejt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat