Nxënësit e shkollave të mesme në Maqedoni protestojnë sot kundër ndotjes

Maqedonia

Nxënësit e shkollave të mesme në Maqedoni protestojnë sot kundër ndotjes

Më: 5 shkurt 2019 Në ora: 09:58
Foto ilustrim

Shoqata “Zëri i shkollarëve të mesëm” sot do të protestojë kundër ndotjes në Shkup dhe qytetet e tjera të vendit. Kjo shoqatë ka bërë thirrje që të gjithë nxënësit e shkollave të mesme në Maqedoni të protestojnë kundër nivelit të lartë të ndotjes.

 Protesta me moton “Duam të marrim frymë, duam shoqëri të shëndetshme dhe të pastër, ambient të pastër” do të mbahet nga ora 12 deri në orën 14.00. Shoqata ka bërë thirrje që protestës ti bashkohen të gjitha shkollat e mesme por dhe shoqata tjera. “Për shëndetin tonë bëhet fjalë, të dalim të protestojmë”, thekson Shoqata “Zëri i shkollarëve të mesëm”. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat