Mitchell-Dimitrov: Anëtarësimi i Maqedonisë në NATO është moment historik

Maqedonia

Mitchell-Dimitrov: Anëtarësimi i Maqedonisë në NATO është moment historik

Më: 5 shkurt 2019 Në ora: 11:27
Mitchell-Dimitrov

Ministri i Punëve të Jashtme Nikolla Dimitrov, sot në Washington ka realizuar takim me zv.ndihmësin e sekretarit amerikan për Evropë, Wess Mitchell.

Siç njoftojnë nga MPJ, Dimitrov dhe Mitchell kanë diskutuar për aktivitetet lidhur me zbatimin e Marrëveshjes së Prespës, si dhe aktivitetet rreth ratifikimit të protokollit për anëtarësimin e Maqedonisë në NATO. 

“Wess Mitchell ka vlerësuar se nënshkrimi i Marrëveshjes së Prespës dhe hyrja e saj në fuqi, duke u pasuar me anëtarësimin e Maqedonisë në NATO, janë momente historike. Ai ka thënë se këto arritje do të kenë ndikim në stabilitetin dhe prosperitetin e gjithë rajonit”, thuhet në njoftimin e MPJ-së.

Ata shtojnë se ministri Dimitrov ka pasur takim edhe me drejtorët në Këshillin për Siguri Kombëtare në SHBA William Barkly, Markus Tomy.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat