Këshilli gjyqësor nuk ka vendim për shfuqizimin paraburgimit për Koçanin

Maqedonia

Këshilli gjyqësor nuk ka vendim për shfuqizimin paraburgimit për Koçanin

Më: 5 shkurt 2019 Në ora: 14:06
Këshilli gjyqësor

Pothuajse një vit Këshilli i gjyqësor nuk mund të sjell vendim konkret nëse ka procedim joprofesional dhe jo etikë të gjyqtarëve të Gjykatës së Lartë, të cilët e shfuqizuan masën e paraburgimit për biznesmenin Sead Koçan, pas kërkesës pas kërkesës për mbrojtje ligjore të cilën e ka paraqitur prokurori kompetent publik.

Nga Këshilli gjyqësor nuk japin njohuri për procedurat, por citojnë ligjin dhe përsëri konfirmojnë se procedura është në rrjedhë.

“Komisioni ka caktuar debat dhe procedura për konfirmimin e përgjegjësisë është në rrjedhë”, thonë nga Këshilli i gjyqësor.

Shefi i Gjykatës së Lartë, Jovo Vangellovski, së bashku me gjyqtarët Rahilla Stojkovska dhe Risto Katenovski kanë votuar që Koçani të jetë i lirë, ndërsa gjyqtarët Xhemail Saiti dhe Faik Asllani kanë votuar kundër.

Këto gjyqtarë disa herë janë thirrur në Këshillin e gjyqtarëve, por nuk ka vendim nëse ata kanë proceduar në mënyrë jo ligjore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat