Gjykatat vazhdojnë blerjen e automjeteve të shtrenjta

Maqedonia

Gjykatat vazhdojnë blerjen e automjeteve të shtrenjta

Më: 5 shkurt 2019 Në ora: 15:52
Foto ilustrim

Gjykatat Themelore në Shtip dhe Veles do të furnizohen me makina të reja. Gjykatat në fjalë vazhdojnë trendin e rinimit të mjeteve të transportit. Sipas tenderëve të publikuar, vetëm gjysmë denari është dallimi në vlerën e përcaktuar që gjykatat janë të gatshëm ta paguajnë- 847.458 mijë denarë apo 13779 euro. Dallon vetëm specifikimi. Gjykata e Velesit kërkon automobil dizel.

Byroja për Furnizime Publike

Lidhje të telefonit me Bluetooth

Senzorë parkimi

Sistem start/ stop për kursim të karburantit

Tempomat

Gjykata e Shtipit nga ana tjetër do të blejë automobil benzinë.

Byroja për Furnizime Publike

Drita ditore LED

Drita të përparme hallogen

Sistem për ndihmë gjatë vozitjes për së larti

Xhama të errëta

Mbështetës dore mes ulëseve të përparme

Gjykatat e Shtipit dhe Velesit janë pak më modeste lidhur me shpenzimin e parave. Gjykata e Apelit në Gostivar dhe Gjykata Administrative në Shkup për makina të reja luksoze do të shpenzojnë nga 27 mijë euro. Ofertat për tenderët në fjalë do të hapen javën e ardhshme. Alsat publikoi se automobil të ri tashmë bleu gjykata në Tetovë edhe atë për 19 mijë euro nga kompania “Deluks Auto” nga Kumanova. Kjo ndërmarrje, sipas Rrjetit ballkanik të hulumtimit BIRN paraqitet si donator i LSDM-së. Nga kompania e mohuan këtë duke thënë se vetëm kanë dhënë lirim prej 112 mijë denarëve për servisimin e automobilave partiak.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat