Antikorupsioni, vijon marrja në pyetje e kandidatëve

Maqedonia

Antikorupsioni, vijon marrja në pyetje e kandidatëve

Më: 5 shkurt 2019 Në ora: 15:56
Foto ilustrim

Kandidatët për anëtarë të Komisionit për Parandalimin e Korrupsionit, u ballafaquan me pyetje të drejtpërdrejta nga anëtarët e komisionit për çështje të zgjedhjeve dhe emërimeve. Disa nga kandidatët madje u pyetën nëse deri më tani kanë ndërmarr ndonjë masë për të luftuar korrupsionin në institucionet ku kanë punuar.

U pyeta për student të cilët e kanë ngritur zëri për dukuri negative brenda universitetit, publikisht kanë folur me mediat dhe gazetarët dhe juve mandej i keni marrë në pyetje se pse e bëjnë këtë dhe pse janë kundër universitetit.- pohoi Muhamet Zeqiri, deputet

Sa herë kur në komision kishte kërkesë nga palët për tu thirr për një dukuri të tillë dhe i kemi thirre dhe kemi biseduar, mirëpo për rastet e studentëve që e kanë ngritur zërin kundër parregullsive, asnjëherë nuk ka pasur të shqiptuar ndonjë masë disiplinore.- theksoi Afet Mamuti, profesor universitar

Ndërsa sektori civil dhe deputetët, kërkonin nga kandidatët të zbulojnë se kush është më i korruptuar, OJQ-të ose politikanët?

Si e shef ti demokracinë në shoqërinë civile, mundësinë e korruptimit të organizatave joqeveritare, të mediave për agjenda të ndryshme. Cili është mendimi yt. – u shpreh Artan Grubi, deputet

Mendimi im është se organizatat jo qeveritare shumica përdoren për larje parash, përdoren si mekanizma të rrymave të ndryshme për përfitime.  – tha Ajet Lutfiu, kandidat

Gjatë vazhdimit të seancës së sotme të Komisionit për çështje të zgjedhjeve dhe emërimeve, u morën në pyetje edhe kandidatë të cilët më herët kanë qenë pjesë të MPB-së, ish-gjykatës dhe kandidatë që në të kaluarën, kanë punuar në institucione të ndryshme. Seanca do të vazhdojë edhe nesër. Për të qenë anëtar ose kryetar të Komisionit për anti-korrupsion gjithsej janë paraqitur 80 kandidatë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat