Xhaferi-Krstiçeviq: Arritja e marrëveshjes me Greqinë paraqet mbi arsyen, dialogun dhe kuptimin

Maqedonia

Xhaferi-Krstiçeviq: Arritja e marrëveshjes me Greqinë paraqet mbi arsyen, dialogun dhe kuptimin

Më: 5 shkurt 2019 Në ora: 19:05
Pamje nga takimi

Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi realizo takim ke zëvendëskryeministrin e Qeverisë së Republikës së Kroacisë dhe ministër i Mbrojtjes, Damir Krstiçeviq, i cili qëndron në vizitë zyrtare dyditëshe në Republikën e Maqedonisë.

Në takim ishte i pranishëm edhe deputeti Pavle Bogoevski në cilësinë e anëtarit të Komisionit të Mbrojtjes dhe Sigurisë.

Siç njoftojnë nga kabinet i Xhaferit, në takim Xhaferi e vlerësoi si të shkëlqyer bashkëpunimin në fushën e mbrojtjes, si në planin bilateral ashtu edhe në kuadër të Kartës së Adriatikut dhe në operacionet paqësore ku marrin pjesë bashkërisht përfaqësuesit e të dyja shteteve. Ai informonte për ngjarjet aktuale në skenën politike në Republikën e Maqedonisë, për ratifikimin e Marrëveshjes së Prespës, për proceset reformuese dhe mbajtjen e ardhshme të zgjedhjeve presidenciale, duke theksuar se në periudhën e ardhshme prioritet do të ketë ekonomia.

Ministri Krstiçeviq, në emër të Qeverisë kroate drejtoi urime për arritjen e marrëveshjes me Republikën e Greqisë hap i cili nuk ishte i lehtë por i cili paraqiste fitim të rezonit, dialogut dhe mirëkuptimit dhe është shembull edhe për rajonin edhe për bashkësinë ndërkombëtare për zgjidhjen e qetë të kontesteve bilaterale. Ai e përshëndeti edhe nënshkrimin e ardhshëm të Protokollit për aderimin e Maqedonisë në Aleancën ushtarake Veri-Atlantike dhe theksoi se ratifikimi i marrëveshjes në Republikën e Kroacisë do të jetë prioritet.

Ministri Krstiçeviq shprehu mbështetje të fuqishme për Republikën e Maqedonisë në procesin e integrimit në Bashkimin evropian, me shpresë se vendi do të marrë datë për fillimin e negociatave në qershor të këtij viti. Ai nënvizoi se edhe gjatë kryesisë kroate me BE në vitin 2020, fokusi do të jetë në hapësirën e Evropës Juglindore. Bashkëbiseduesit në takim shprehën gatishmëri ta vazhdojnë edhe në të ardhme bashkëpunimin e suksesshëm në të gjitha fushat me interes të përbashkët dhe me këtë rast u përshëndet edhe puna e Ambasadës kroate në Republikën e Maqedonisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat