Siljanovska dhe Gjorçev tashmë nisën me fushatat e tyre presidenciale

Maqedonia

Siljanovska dhe Gjorçev tashmë nisën me fushatat e tyre presidenciale

Më: 5 shkurt 2019 Në ora: 21:05
Gordana Siljanovska Davkova dhe Vllatko Gjorçev

Profesoresha Gordana Siljanovska Davkova nëpërmjet “Youtube” kërkoi përkrahjen e qytetarëve dhe subjekteve politike.

“Vendosa ta pranoj nismën e kolegeve dhe kolegëve të mi për kandidat mbipartiak në zgjedhjet e ardhshme presidenciale. Për këtë qëllim kërkoj përkrahjen e gjithë qytetarëve të Republikës së Maqedonisë, nga konventa e OBRM-PDUKM-së, si dhe nga subjektet tjera politike”, tha Siljanovska Davkova në fjalimin e saj të publikuar në “Youtube”.

Kandidati tjetër Vllatko Gjorçev përmes rrjetit sociale në “Facebook” tha se sot është takuar me Sarah Sanders, zëdhënësen e Shtëpisë së Bardhë të kryetarit të ShBA-ve, Donald Trump.

“Për Maqedoninë është e rëndësishme të ketë dyer të hapura në Washington. Secila miqësi dhe takim është mundësi për t’u deklaruar argumentet maqedonase. Maqedonia duhet të ndërtojë aleanca. Në këtë mënyrë i përmirësojmë pozicionet e Maqedonisë”, shkroi Gjorçev në “Facebook”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat