Nikolla Dimitrov dhe Nikolla Poposki formojnë parti të re në Maqedoni?

Maqedonia

Nikolla Dimitrov dhe Nikolla Poposki formojnë parti të re në Maqedoni?

Më: 6 shkurt 2019 Në ora: 09:06
Nikolla Dimitrov dhe Nikolla Poposki

A është duke u përgatitur terren për formimin e një partie të re në skenën politike me një detyrë të veçantë – “rrënimin” e VMRO-DPMNE nga jashtë?

TV Alfa mëson se përgatitet një Partisë Konservatore që do të duhet të tërheqë anëtarë të partisë opozitare që kanë mendim pro-perendimor.

Lojtarët kryesorë në tërë operacionin janë emrat e Ministrit të Punëve të Jashtme Nikolla Dimitrov dhe deputetit Nikolla Popovski të cilët do të duhet ta shtyjë tërë procesin. Dy diplomatët njëri aktual dhe tjetri ish-diplomat kanë parë shansin e tyre për shkak të përvojës diplomatike dhe reputacionit që ata kanë fituar gjatë viteve në marrëdhëniet me përfaqësuesit ndërkombëtarë, që ata do të marrin mbështetje nga Perëndimi dhe ky projekt të realizohet, thonë burime për Tv Alfa.

Nëse është duke u përgatitur një parti e re dhe nëse ka nevojë për një trend politik të ri pro-perëndimor, Alfa ka tentuar të merr një përgjigje nga aktorët e përmendur në mënyrë të drejtpërdrejtë. Por as Popovski dhe as Dimitrovi nuk u janë përgjigjën thirrjeve të tyre.

Nëse një ide e tillë realizohet, partia e re do të ishte një konkurrent i drejtpërdrejtë i VMRO-DPMNE-së. Por sa seriozisht, përgjigjja do të njihej tashmë në zgjedhjet presidenciale, të cilat duhet të japin një imazh të besimit aktual të opozitës midis qytetarëve.

Përndryshe, kreu aktual i diplomacisë ka ndërtuar karrierën e tij diplomatike si pjesë e qeverisjes të VMRO-DPMNE kur ishte ambasador në Uashington dhe kryenegociator për emrin. Ai mori edhe ofertë për vendin e një ambasadori në Moskë, por e refuzoi për shkak të angazhimit në një organizatë në Hagë. Në vitin 2010, Nikolla Popovski u emërua ambasador i Maqedonisë në misionin e BE në Bruksel. Dhe nga viti 2011 deri në vitin 2017 ishte në krye të Ministrisë së Punëve të Jashtme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat